Skip to content
Kronikë

Detaje tronditëse/ Foshnja që u gjet në garazhin e një pallati në gjendje kritike

· 1 min lexim

Foshnja që u gjet paraditen e sotme në bodrumin e një pallati në Yzberisht mësohet se është në gjendje kritike, nën trajtim me oksigjen. Sipas burimve mësohet se foshnja është lindur në një divan që ndodhej në bodrumin ku u gjet foshnja e porsalindur. Nëna e fëmijës është kapur nga kamera të sigurisë nga jashtë, por pamjet nuk janë të qarta, por policia është drejt zbardhjes së identitetit të nënës. Foshnja u gjet e mbështjellë me një batanie në bodrumin e pallatit në Yzberisht, pasi një banor dëgjoi të qarat dhe njoftoi policinë.