Vdekja e 17-vjeçares Griselda Gjikolaj ka tronditur zonën e Laprakës në Tiranë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi të mërkurën në darkë ku gjatë një atentati me armë zjarri Griselda Gjikolaj humbi jetën ndërsa i dashuri saj, 23-vjeçari Erion Bengo u plagos rëndë.
17-vjeçarja jetonte në Tiranë me vëllain e saj më të vogël.
Prindërit e saj ishin të ndarë dhe për këtë arsyje mamaja jeton në Itali ndërsa babai në Mirditë.
Fëmijët kishin humbur edhe dy gjyshërit gjatë vjeshtës së këtij viti.
Bëhet me dije për ‘dritare.net’ se Griselda Gjikolaj para 3 vitesh kur ajo ishte 14 vjeç, ka pasur një histori aspak normale.
Vajzën e kishin fejuar me dikë shumë më të madh në moshë se ajo dhe pa dëshirën e saj.
Personi i cili ishte fejuar me 17-vjeçaren ishte nga Mirdita.
13 ditë pasi është fejuar, ajo ka ikur nga i fejuari dhe ka gjetur strehim tek persona të cilët e kanë ndihmuar në atë kohë.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e policisë në atë kohë për t’i dhënë fund kësaj fejese. Griselda ishte detyruar të fejohej pasi ajo nuk e donte atë person.
Tani burimet e njëjta po hetojnë nëse ngjarja e 3 viteve më parë, ka lidhje me vrasjen e Griselda Gjikolaj pasi nuk dihet asgjë akoma.