Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja: Pacienti që u hodh nga kati i katërt i Sanatoriumit, vjehrri i deputetit Gjetani

· 1 min lexim

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi.

Mësohet se pacienti që humbi jetën duke u hedhur nga katit i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi është Hasan Miri 65-vjeç.

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se viktima Miri, vetë nuk ishte një personazh i njohur për publikun shqiptar, por dhëndrri i tij, po.

Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist, Gjetan Gjetani i  cili u zgjodh nga PS në 2017, por më pas kaloi me LSI.

Vjehrri i Gjetanit, Miri ishte nga Kruja, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë jo i intubuar, por në gjendje të rënduar psikologjike.