Detaje/ 58-vjeçarja shqiptare i vë flakën vetes në hollin e gjykatës italiane

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Riminit, ku një shtetase shqiptare i ka vënë flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur në orën 10:00 të paradites së sotme ku 58-vjeçarja ishte në katin e parë të ndërtesës së Gjykatës. Nga dëshmitë mësohet se ajo ndodhej para kancelarive civile në momentin që filloi të bërtiste “ Drejtësia në Itali nuk është e drejtë” dhe më pas ka nxjerrë një çakmak nga çanta duke ndezur xhaketën e saj prej nejloni.

Xhaketa ka qenë duke u djegur shpejt dhe menjëherë një avokat i cili ndodhej afër zonjës, ka nxituar që t’i hiqte xhaketën edhe pse 58-vjeçarja ka marrë disa djegie në pjesën e sipërme të trupit.

Pas ngjarjes shqiptarja është dërguar me urgjencë për në spital, ku edhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetës.

Deri më tani, nga të dhënat e para ende nuk ka një shkak që të tregojë motivin se përse gruaja kishte marrë këtë vendim, megjithatë disa detaje japin një pasqyrë më të qartë të ngjarjes.

Sipas asaj që mësohet, gruaja ka pasur një çështje të gjatë për një sërë ngacmimesh që kishte pësuar vajza e saj, për të cilat ka paraqitur disa ankesa, mirëpo nuk është marrë asnjë masë. Besohet se kjo mund të ketë qenë edhe një nga arsyet që e kanë shtyrë të marrë hapin i cili nëse nuk do të ishte për avokatin, do t’i kishte kushtuar jetën.

 

Shpërndaje
Share.

Komento