Skip to content
Bota

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

· 1 min lexim

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 18-tën herë radhazi në përbërjen e tij të re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Seanca konstituive, e drejtuar nga kryesuesi Avni Dehari, u ndërpre sërish dhe është caktuar të vazhdojë më 21 maj në orën 10:30.

Edhe në këtë seancë nuk u miratua formimi i Komisionit Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidatin për kryetar të Kuvendit. Propozimi dështoi me 52 vota “për”, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të mbështesin kandidaturën e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, ndërsa LVV ka deklaruar se nuk do ta ndryshojë kandidatin e saj.

Pas disa muajsh prej zgjedhjeve, Kuvendi mbetet i bllokuar, pasi LVV nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kryetaren e legjislativit.

Seancat po zhvillohen çdo dy ditë, por mungesa e kuorumit dhe konsensusit pengon përparimin e procesit të konstituimit dhe krijimit të institucioneve të reja.