Dështoi të marrë “po” nga Brukseli, Zaev shpall zgjedhje të parakohshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshme.

Vendimin ai e bëri publik gjatë fjalimit të sotëm në qeveri.

Shkak për këtë vendim u bë dështimi i negociatave me Bashkimin Europian.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar, zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev.

Sipas kryeministrit maqedonas, ajo që Europa i bëri vendit të tij është një padrejtësi.

Zaev shton se Maqedonia e Veriut i përmbushi detyrimet, por Europa nuk e mbajti fjalën.

Ashtu si Rama, edhe Zaev e quajti vendimin e BE-së, të lidhur me problemet e brendshme të saj.

Më tej ai shtoi se ëndrra europiane e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të shuhet.

“Para dy ditësh, Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes të tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje
Share.

Komento