Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dështimi i rëndë në PISA/ Manastirliu tallet me planin e reformave në arsim

12:00 06/02/2024
Reading Time: 3 min lexim

Në 11 janar 2024, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pretendoi në një takim për rezultatet e Maturës Shtetërore, se ministria kishte gati një plan masash për të përmirësuar arsimin parauniversitar dhe rezultatet e nxënësve në testimet ndërkombëtare.

Plani i pretenduar nga Manastirliu ishte reagimi i parë pas njohjes me rezultatet e nxënësve nga Shqipëri në testin PISA, që dëshmoi rënien më të madhe të rezultateve të nxënësve shqiptarë në këtë testim.

“Ky plan synon të fillojë zbatimin e menjëhershëm nga ky muaj, me hapa konkretë që bëjnë bashkë të gjithë aktorët në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal i agjencive tona deri te shkolla, njësia bazë, aty është fokusi dhe qëllimi ynë,” tha Manastirliu.

BIRN i kërkoi Ministrisë së Arsimi planin e pretenduar nga Manastirliu, por mori si përgjigje një shkresë më pak se dy faqe, në të cilat përmenden plane dhe reforma, por asnjë masë konkrete.

“Sa i përket planeve të veprimit të miratuara, ka nisur puna për përgatitjen e Kornizës së përmbajtjes së testimeve ndërkombëtare në të cilat Shqipëria merr pjesë, përfshirë edhe vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, parapërgatitjet për të cilin kanë filluar sipas një organizimi ndërinstitucional me qëllim përgatitjen paraprake përmes testeve model të institucioneve arsimore sipas kalendarit të përcaktuar për çdo shkollë,” thuhet në përgjigje.

Po ashtu, Ministria rendit disa nisma, përfshi modernizimin e kornizës kurrikulare dhe një program kombëtar trajnimi për mësuesit, në formën e një prezantimi premtimesh.

Raporti i PISA për testimin e zhvilluar në vitin 2022 u publikua në fillim të dhjetorit 2023 dhe vuri në dukje se rënia e rezultateve të Shqipërisë krahasimisht me rezulatet e arritura në vitin 2018 ishte “një anomalitet negativ”.

Përtej faktit që Shqipëria renditej ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, rezultatet e testimit tregojnë përkeqësim në krahasim me veten.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët, nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin të mira.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë joqeveritare e fokusuar te arsimi  i tha BIRN se ata nuk ishin njohur me ndonjë plan të minitrisë sa i përket situatës. Xhemollari tha se edhe nga prezantimi që i bëri Manastirliu planit, ai është i mangët dhe dukej se kishte si qëllim kalimin e fajit te mësuesit dhe te testi në vetvete.

“Qëndrimi ynë ishte dhe është që nuk mund të shkojë faji tek mësuesi,” tha Xhemollari, ndërsa shton se ende nuk ka të dhëna publike mbi investimet reale në shkolla, infrastrukturën e mësimdhënies dhe teknologjinë. Xhemollari thotë se nëse problemi është te mësuesit, ai ka të bëjë me formimin univeristar dhe trajnimet nuk do ishin zgjidhje.

Xhemollari shtoi gjithashtu se qasja e Ministrisë së Arsimit për këtë problem “është e mbrapshtë”.

“Në prezantimin publik të masave, ministrja deklaroi se do i përgatisim nxënësit për testin PISA, nuk kishte një qasje për ta parë në thelb problemin. Ne nuk kemi nevojë t’ia hedhim testit, por analfabetizmit funksional,” tha ai.

Testi i PISA është një program i vlerësimit të studentëve ndërkombëtare përmes matjes së njohurive të tyre për leximin, matematikën dhe shkencën si dhe aftësive për të përmbushur sfida të jetës reale. Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate për të pasuar më tej me një rënie drastike./BIRN

Etiketa: Ogerta Manastirliureforma ne arsimTesti i PIsa

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore

Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.