Vendosja e vizave/ Shoqëria Civile paralajmëron protestë para Ambasadës Holandeze, policia merr masat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bërja publike e vendimit të Parlamentit Holandez për vendosjen e vizave për Shqipërinë ka ngjallur pakënaqësi edhe tek një pjesë e mirë e popullit.

Ditën e sotme Shoqëria Civile është mbledhur dhe ka paralajmëruar se do të organizojë një protestë para Ambasadës së Holandës në Tiranë për të treguar qëndrimin që kanë ndaj këtij vendimi, të cilin e quajnë të padrejtë.

Pas këtij paralajmërimi, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e saj dhe efektivë policie janë vendosur para ambasadës për të garantuar sigurinë publike.

Mirëpo mesa duket protesta nuk do të jetë masive, por simbolike. Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile kanë për të qenë të pranishëm 10 ose 15 persona me pankarta në duar, nëpërmjet të cilave do të kundërshtohet edhe vendimi i marrë nga Parlamenti Holandez.

Ndër të tjera, përfaqësuesit shprehen se krimin në Holandë nuk e mbollën shqiptarët, kështu që duhet të tregohen të kujdesshëm me këtë fakt.

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot! Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”-thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

Shpërndaje
Share.

Komento