Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka tepruar me ushqimet që reklamon në rrjetet sociale në këtë kohë krize. Llogarinë e tij në Instagram e ka mbushur me foto të ushqimeve që nuk ia mban xhepi kujtdo, duke i reklamuar tek ndjekësit.
Pas tërmetit dhe pandemisë njerëzit kanë shumë vështirësi në përballimin e jetës dhe as nuk u vete në mendje t’i mendojnë, e jo më t’i shijojnë këto pjata.
Karkaleca, havjar dhe tartuf në pjatat e ish-ministrit. Ilir Beqja është akuzuar për korrupsion nga opozita me tenderat, madje edhe gjatë kohës që ishte ministër. Pasi u shkarkua nga nga kryeministri Rama, Beqja u zhduk dhe mbajti një profil të ulët, por tani nuk po përmbahet farë. Edhe në parlament, Ilir Beqja haptazi po propozon projektligje në favor të tregtarëve të jahteve dhe të oligarkëve që kanë përfituar projekte të investimeve strategjike në bregdet. Vetëm me të ardhura ekstra mund të hash tartuf dhe havjar, me rrogën e deputetit duket e vështirë. Duke konsumuar të tilla ushqime, sigurisht të vijnë ide si ajo e Beqajt që propozoi të ulen pagat dhe pensionet.
/GazetaReforma.com/