Skip to content
Politikë

Deputeti i PD paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

· 1 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk janë bërë publike detajet mbi arsyen e thirrjes së tij nga prokurorët.

Para se të hynte në godinën e SPAK, Noka u përshëndet me gazetarët në mënyrë ironike, duke thënë: “Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”, pa dhënë sqarime të mëtejshme për qëllimin e paraqitjes së tij.