Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Departamenti i Shtetit e vlerëson si të papranueshëm presionin ndaj policëve serbë në veri të Kosovës

21:31 23/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është shprehur “thellësisht” i brengosur me dorëheqjet e fundit të policëve të porsaemëruar serbë në veri të Kosovës si pasojë e presionit, dhe tha se është e papranueshme që “dikush, përfshirë edhe aktorët e lidhur me Serbinë, të ushtrojë presion politik ndaj individëve që duan t’i bashkohen” Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ofron shërbime jetike për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës. Ne dënojmë çdo përpjekje për ta minuar diversitetin brenda radhëve të saj”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 23 gusht.

Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u kthyer në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Së paku shtatë policë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës që nga java e kaluar, gjë për të cilën autoritetet kosovare e fajësuan Beogradin zyrtar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më 18 gusht se “tashmë ka informacione të konfirmuara se kërcënimet dhe shantazhet vijnë direkt nga Serbia”.

Beogradi zyrtar nuk i ka komentuar këto akuza.

Dyzet e gjashtë policë të rinj serbë e nisën punën në veri të Kosovës në fund të korrikut, por ata u përballën menjëherë kërcënime online në rrjetet sociale, të cilat zyrtarët kosovarë dhe bashkësia ndërkombëtare i kanë dënuar ashpër.

Rreth 550 policë serbë në veri – në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – patën dhënë dorëheqje kolektivisht nga Policia e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë patën shpallur konkurs për pranim të policëve të rinj, duke i punësuar 74 të tillë. Prej tyre, 46 është raportuar se kanë qenë nga komuniteti serb.

Integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës e parasheh një marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 2013, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dy vendet janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./Rel

Të tjera

Kinematografia shqiptare në zi: Shuhet aktori i njohur shqiptar, Gjergji Lala
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi: Shuhet aktori i njohur shqiptar, Gjergji Lala

Kinematografia shqiptare ka humbur këtë të mërkurë një nga figurat e saj të njohura. Aktori Gjergji Lala është ndarë nga...

12:56 17/06/2026
“Haribo me kanabis” në Shqipëri, Policia ngre alarmin te Arsimi: Rrezik për fëmijët dhe të miturit
Aktualitet

“Haribo me kanabis” në Shqipëri, Policia ngre alarmin te Arsimi: Rrezik për fëmijët dhe të miturit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për një formë të...

12:27 17/06/2026
Para
Vaksina anti-covid, kompania AstraZeneca po përballet me dy padi ligjore në Britani

Vaksina anti-covid, kompania AstraZeneca po përballet me dy padi ligjore në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kinematografia shqiptare në zi: Shuhet aktori i njohur shqiptar, Gjergji Lala

Kinematografia shqiptare në zi: Shuhet aktori i njohur shqiptar, Gjergji Lala

12:56 17/06/2026
“Haribo me kanabis” në Shqipëri, Policia ngre alarmin te Arsimi: Rrezik për fëmijët dhe të miturit

“Haribo me kanabis” në Shqipëri, Policia ngre alarmin te Arsimi: Rrezik për fëmijët dhe të miturit

12:27 17/06/2026
Europe, do not listen only to the government. Listen to the citizens!

Europe, do not listen only to the government. Listen to the citizens!

12:16 17/06/2026
Pas 21 qershorit nuk duhet boshllëk, duhet plan!

Pas 21 qershorit nuk duhet boshllëk, duhet plan!

11:56 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek, Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English