Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Denoncohet tenderi i dyshimtë për internetin i Loina Priftit me vlerë 1 MLN €

16:42 14/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Që kur është emëruar në krye të “IdentiTek”, Loina Prifti  i është futur me kokë fondeve të institucionit dhe po abuzon në masë. Gijotina.com ka publikuar disa herë tenderët abuzivë që ajo zhvillon, duke u justifikuar me nevojat e  institucionit.  Këtë herë tenderi i fundit i ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike, ku një firmë i zbulon skemën abuzuese.

Konkretisht më datën 02.11.2023, është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit “Procedurë e hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-86052-11-01- 2023, me objekt: “Shërbim NetëWorku për Transmetimin e të Dhënave midis Zyrës Qendrore dhe Zyrave në Rrethe”, me fond limit 98,201,100 lekë të reja  pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar me datë 04.12.2023 nga autoriteti kontraktor, “Identitek”.

 

Por procedura nuk është zhvilluar për shkak se më datë 10.11.2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankimi i operatorit ekonomik “Albanian Satellite Communications” SHPK, nëpërmjet të cilit është kërkuar modifikimi i dokumenteve të procedurës së prokurimit. Sepse pretendohet që kriteret e tenderit janë diskriminuese dhe të hartuara vetëm për një kompani të posaçme që mund të jetë paracaktuar si fituese.

Në ankesë sqarohet se në kriteret e tenderit kërkohet linjë backup 4G që do të lidhet  përmes 4GE/LTE SFP Router Switch dhe duhet te mundësohen nga ofruesi. Por, sipas denoncuesit ky kriter favorizon vetëm dy  firma në vend.

Ç’ka në mënyrë automatike janë përjashtuar nga mundësia për të garuar të gjitha firmat e tjera të interesuar.

“Ky kriter është përjashtues për të gjitha kompanitë, pasi dihet publikisht që vetëm dy kompani janë të licencuara për këtë lloj shërbimi. Ju bëjmë me dije se kemi 10 vite që ofrojmë shërbimin e komunikimit të zyrave të ALEAT sot Itentitek, dhe shërbimi është ofruar nëpërmjet fibrës optike dhe lidhjeve satelitore, ku shërbimi terminohet brenda Shqipërisë, pasi dhe HUB Satelitor është instaluar në ambientet e Albanian Satellite communications, si dhe disponojmë dhe autorizim të posaçëm nga AKEP për ofrimin e këtij shërbimi”, thuhet në dokumente.  Ndërsa theksohet se, lidhur me ruterat të cilët kërkohen të ofrohet shërbimi, janë të një marke të vetme, të cilët çojnë në të drejtë ekskluzive dhe paracakton fituesin e kësaj procedure.

Duke kujtuar se ndër vite është përdorur metoda e përhershme, ku kishte edhe më shumë mundësi edhe ofrues. Por, me ardhjen e një kompanie shtetërore dhe  emërimin e drejtoreshës së re Loina Prifti shumë gjëra kanë ndryshuar, ama janë ndryshime me ndikim negativ në buxhet. Gijotina.com e paralajmëron Loinën të ketë kujdes me tenderët që firmos, sepse nesër SPAK mund ta marrë nën hetim. Por, ajo vazhdon me taktika të fshehta, që shumë shpejt i dalin zbuluar./Gijotina.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Loina Priftitender

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Denoncon Progni: Nuk punojnë sistemet, aktualisht nuk ka as TIMS as email as Memex

Denoncon Progni: Nuk punojnë sistemet, aktualisht nuk ka as TIMS as email as Memex

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English