Skip to content
Aktualitet

Denoncimet për grabitësin që po bën ‘kërdinë’, Policia: Kush jep informacion për të merr shpërblim 5 milion lekë (FOTO)

· 1 min lexim

Një grabitës i rrezikshëm, autor i shumë vjedhjeve është denoncuar në polici nga shumë qytetarë.

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim ku kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar atë, pasi grabitësi është ende i lirë. Sipas policisë kushdo që mund të japë informacionin për të ndaluar do të ketë shpërblim prej 5 milion lekësh të vjetra si dhe do t’i ruhet anonimati.

Për të gjithë ata që mund të kene informacion për këtë grabitës, policia ka vendosur në dispozicion numrin 0693492007.