Skip to content
Aktualitet

Dëmshpërblimi 110 mln euro, Agron Duka: Rama e do të tretin për të paguar Becchettin!

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas humbjes së gjyqit me biznesmenin Beccheti, që i detyron Shqipërisë ti paguajë 110 milionë euro. Me ironi Duka shkruan se “Rama e do të tretin për të paguar Becchettin”.

Kreu i PAA ndër të tjera thotë në postimin e tij se së bashku me kostot e tjera shuma shkonë në 14.5 miliardë lekë që sipas tij, është rreth 1.5 herë më shumë se buxheti që vendi ka për bujqësinë.Ai e quan kërë qeveri arrogante dhe të babëzitur dhe se  largimi  është dënimi më i mirë për të.

Postimi i plotë i Agron Dukës, kreut të PAA

“Rama e do të tretin për të paguar Becchettin”.

110 milionë euro bashkë me kosto e tjera u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 14.5 miliard lekë.

Kjo është rreth 1.5 herë më shumë se buxheti i bujqësisë.

Ja përse bujqësia keq financohet dhe Shqipëria braktiset.

Shqiptarët e varfër që kishin ndonjë mos pagesë në kohë për dritat apo ujin përfunduan në burg.

Disa kryen vetëvrasje dhe familjet e tyre u varfëruan më keq.

Të varfrit dënohen e denigrohen – politikanët oligarkë dhe oligarkët që kanë kapur prej fryme ekonominë dhe qeverinë vetëm pasurohen.

Kultura e mos dënimit është realiteti i dënueshëm dhe i trishtueshëm që u rëndon rëndë shqiptarëve.

Ndryshimi është fillimi i fundit të kësaj qeverisje arrogante dhe e babëzitur.