Demokratëve u ka sosur durimi, Kulluri tregon si do funksionojë lëvizja kundër Bashës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është një nga zërat më kritikë ndaj Bashës.

Prej kohësh ai ka dalë kundër vendimeve të kreut të PD dhe mënyrës sesi kryedemokrati po drejton këtë forcë politike.

Ai tregon se demokratët janë të lodhur me Bashën dhe kanë krijuar një lëvizje kundër tij, e cila do të nisë brenda pak ditësh.

I ftuar në studion e “Report tv”, Kulluri ka treguar se qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje është reformimi i PD-së, e cila sipas tij është bërë si një guerrils që rri me shishe benzine në dorë.

Ndërkohë anëtarët e kësaj lëvizjeje, ai dëshiron që t’i lërë anonim.

Më tej Kulluri shton, se dështimi më i madh i Bashës në 6 vite ishte 30 qershori, pasi nuk i ofroi njerëzve mundësi zgjedhjeje.

“Natyrisht kjo është e dukshme për shkak të dështimeve në 6 vite. 30 qershori është dështim spektakolar jo vetëm se nuk ofronin mundësinë e zgjedhjeve, por është dështim spektakolar edhe i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq opozita. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, të njohur për publikun që shumë shpejt do të formalizohet, është çështje ditësh dhe kemi marrë takimet e para me bazën e partisë me një qëllim, jo për të larguar Lulzim Bashën dhe për të vendosur Jozefina Topallin, apo Edvin kullurin, apo Edit Harxhin, apo Astrit Patozin apo Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie, por për: Mbyllje të tranzicionit të antidemokratizmit në Partisë Demokratike, gjë për të cilën besoj se do të reflektohet edhe në PS. PD duhet të kthehet te meritokracia, sistemi i karrierës, përfaqësimi, gara dhe ideologjia e djathtë e qartë që sot nuk e kemui. Sot jemi bërë një parti që rri me shishe benzine si guerrils. Nuk ka një mënryrë tjetër PD-ja po nuk u modernizuar dhe të jetë më e mirë se “Rilindja”. Kjo bëhet vetëm duke folur me demokratët dhe pastaj me shoqërinë”, u shpreh Kulluri.

Kulluri tha ndër të tjera, se djegia e mandateve ishte e gabuar dhe bojkoti parlamentar, duhet të ishte menduar më mirë.

Sipas tij, edhe Rama është i kënaqur nga opozitarizmi i Bashës, ndërsa për deputetët e LSI, thotë se janë për të qarë.

“Djegia e mandateve dhe bojkoti duhet të ishte më mirë i menduar. U futën duar në kuti apo ishte si rezultat i listave. Nuk mund të të thuhet se nuk ka zgjedhje. Ka 60 kryetar Bashkia në zyrë, ky është fakt. Ata thonë që nuk janë deputet (opozita e re), këta janë deputet. Basha nuk i shet dot sikur nuk i njeh. Nëse ka njerëz krejtësisht anonim, s’është problemi i tyre po i partisë që i ka caktuar.  Që kur ka ardhur në pushtet Rama dhe Basha në krye të PD-së, këtu nuk merr njeri përgjegjësi. Rama ndihet shumë mirë me këtë opozitë. Deputetët e LSI-se janë për të qarë. Po merren në politikë ushtarët e kryetarëve të partive”,u shpreh ndër të tjera Kulluri.

Shpërndaje
Share.

Komento