Pas ambasadës së SHBA që dënoi kërcënimet dhe presionet ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Shqipëri. Këta të fundit i kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin menjëherë masat për të hetuar këto ngjarje dhe për të vënë sa më shpejt autorët përpara drejtësisë.
“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në këtë deklaratë.