Skip to content
Të Gjitha

Del nga operacioni Ardian Çapja, ja gjendja shëndetësore e ‘të fortit’ të Elbasanit

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm Elbasani do zgjohej me një ngjarje të rëndë, pasi Ardian Çapja, koka e familjes Çapja dhe pronari i një sërë bizneseve ka rënë pre për herë të tretë e një atentati.

Ai është qëlluar me snajper, por arriti të mbijetonte, duke u plagosur në shpatullë dhe këmbë, teksa menjëherë u transportua drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Tashmë i ashtuquajturi “i forti i Elbasanit” ka lënë sallën e operacionit.

Dosja.al mëson se Çapja tashmë do të ngjitet në pavion, pasi nuk e ka të nevojshme që të shtrohet në reanimacion.

Edhe pse plumbi i kaloi pak centimatra pranë zemrës dhe një tjetër e mori në këmbë, Çapja është jashtë rrezikut për jetën dhe për të tretën herë, atentatorët dështuan që ta eliminojnë.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.