Skip to content
Të Gjitha

Del lista e vendeve që përballuan më mirë situatën ndaj Covid-19, zbuloni ku renditet Shqipëria

· 1 min lexim

Për më shumë se 3 muaj e gjithë bota është “paralizuar”, duke u izoluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Të shumta kanë qenë pasojat në ekonomi dhe humbjet në njerëz.

“Forbes” ka listuar vendet më të sigurta në botë që e kanë përballuar më mirë luftën ndaj pandemisë.

Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Shqipëria është në vendin e 88-të, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 145-të.

Ky studim është realizuar mbi bazën e disa parametrave të ndryshëm si: efikasitetin e futjes në karantinë, monitorimin dhe zbulimin e të të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.

Zvicra dhe Gjermania renditen në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre.