“Do të fus plumbin ballit”, arrestohet i riu që kërcënoi Ramën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një i ri është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pasi kishte kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

“Abcnews” shkruan se në pranga ka rënë Andrea Kurti.

Ky i fundit e ka kërcënuar Ramën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duke i dërguar mesazhe në telefon.

Një mesazhet që ai i kishte dërguar shefit të qeverisë ishte: “Do të fus plumbin ballit”.

Kurti është me origjinë nga Puka dhe jetonte me qira në zonën e “Unazës së Re”.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen, për të sqaruar rrethanat.

Shpërndaje
Share.

Komento