Skip to content
Të Gjitha

Deklarimi i pasurisë brenda 48-orëve! Ja kush janë 3 të skeduarit e OFL-së në Berat

· 2 min lexim

Policia e shtetit në kuadër të Opercaionit Forca e Ligjit ka njoftuar se ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj 3 personave në qytetin e Beratit të cilët janë dënuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Trafikim i të miturve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Të tre këta persona do të duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve në formularët e dërguar nga OFL brenda 48 orëve, më pas do i dërgohen Prokurorisë së Posacme për verifikime të mëtejshme.Ata janë:Besnik Hoxha, Shkëlqim Beqiraj dhe Leonard Laze.

Njoftimi I policisë 
OFL, 28 gusht
​
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
​
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• B. H., banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

• Sh. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

• L. L., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
​
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
​
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.