Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklarata e bujshme e Trump për vendet e NATO-s, reagojnë ashpër zyrtarët evropianë

15:51 11/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump të dielën pas deklaratave se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia.

Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të zotit Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

“Nuk mund të vendosim për politikën e sigurisë çdo katër vjet bazuar në proceset zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Breton, duke shtuar se udhëheqësit e Bashkimit Europian ishin të ndërgjegjshëm mbi nevojën që blloku evropian të forcojë kapacitetet dhe shtojë shpenzimet ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë shkroi në platformën X se “asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës”.

“Lajmotivi i NATO-s një për të gjithë, të gjithë për në, është angazhim konkret. Të minosh besueshmërinë e vendeve aleate do të thotë të dobësosh të gjithë NATO-n”, shkroi ai.

Zyrtarët e NATO-s në Bruksel nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Reuters. Traktati i NATO-s përmban një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të shteteve anëtare nëse ata sulmohen.

Duke folur gjatë një takimi në kuadër të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, të shtunën, zoti Trump citoi presidentin e “një vendi të madh”, siç u shpreh ai, që e kishte pyetur nëse zoti Trump do ta mbronte, në rast të një sulmi nga Rusia, nëse nuk do të kishte kontribuar për shpenzimet ushtarake. Zoti Trump tha se i ishte përgjigjur se “nuk do ta mbronte. Do t’i nxisja të bënin çfarë të donin”, tha zoti Trump. “Ju duhet të paguani”, shtoi ish Presidenti.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se “nxitja e sulmeve ndaj aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse është tronditëse” dhe se kjo sipas tij “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë amerikane.”/VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deklarataNATOTrump

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Rasti skandaloz në redaksinë tonë: Dy qytetarët kërcënojnë gazetarët dhe mediat

Rasti skandaloz në redaksinë tonë: Dy qytetarët kërcënojnë gazetarët dhe mediat

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English