Skip to content
Aktualitet

“Defender Europe 21” bën bashkë Ramën dhe Metën, marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë

· 2 min lexim

Ditën e sotme në qytetin  Durrësit nisi zyrtarisht stërvitja për “Defender Europe 21”, e cila u zhvilluan në Portin e Durrësit. Duket se “Defender 21” ka bërë bashkë në këtë ceremoni Presidentin e  Republikës, Ilir Meta, Kryeministrin e vendit Edi Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuar, Yuri Kim dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi.

Gjithashtu në ceremoni morën pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar, gjeneralë dhe ushtarakë, të lartë të SHBA, NATO-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kryetarë të bashkive, ambasadorë dhe ateshe ushtarakë të shteteve anëtare të NATO-së, si dhe personalitete të tjera të larta shtetërore.

Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte që kjo ceremoni bëri bashkë Metën me Ambasadoren e SHBA-ve, nisur nga ngjarjet e fundit në vend ata kanë pasur një marrëdhënie të acaruar dhe përplasje të herë pas hareshme virtuale me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër edhe me kryeministrin e vendit presidenti ka pasur përplasje të herë pas hershme.  Kujtojmë se ditën 50 deputet të Partisë Socialiste,  firmosën për shkarkimin e Presidentit Meta.

Fotot nga ceremonia i ka publikuar vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta  i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s “Immediate Response 21” (Defender Europe 21).

“Shumë suksese stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s “Immediate Response 21” (Defender Europe 21).

Shqipëria, anëtare e NATO-s, ndihet e vlerësuar, se i është besuar detyra dhe përgjegjësia e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha në rajon, rol që do ta justifikojë plotësisht.

Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s është unanime, ashtu sikundër vokacioni europian i kombit tonë.

Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një partner dhe anëtar i denjë i Aleancës, me synimin e qartë të përmbushjes së objektivave dhe vullnetit të popullit për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane.

Jam i bindur se përmes kësaj stërvitjeje të përbashkët do të dëshmojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, paqes dhe demokracisë në të gjithë hapësirën euroatlantike dhe jo vetëm.”, ka shkruar Presidenti i Republikës, Ilir Meta