Skip to content
Të Gjitha

Data e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme, Hajdari publikon ftesën e Metës dhe kërkon mendim nga qytetarët

· 1 min lexim

Mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, është edhe deputetja e Grupit Parlamentar, Rudina Hajdari.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja Hajdari  e cila do të ketë një takim me presidentin Meta të premten e 4 shtatorit, në orën 17:30.

Hajdari ka ndarë me qytetarët në rrjetin social Instagram ftesën e Metës dhe kërkon ndihmë dhe mendim për datën e duhur dhe të përshtatshme për zgjedhjet e reja.

“Cilën datë, mes 15 prillit dhe 15 majit e gjykoni më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare?”, shkruan Hajdari.

Ndërkohë një letër e tillë nga presidenti Meta ka shkuar edhe për kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit.

Ditën e sotme Meta tha se ftesa i kishte shkuar të gjithë drejtuesve politikë, por edhe kreut të Komisionit të Integrimit Europian.