Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

DASH reagon pas dënimit të Millorad Dodikut

08:47 27/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Kjo deklaratë u bë nga zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, në reagim ndaj dënimit të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe ndalim të ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet.

Në një postim në X, Bruce theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për dekada një Bosnjë e Hercegovinë të qëndrueshme dhe se qëndrojnë fuqishëm në mbrojtje të Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi në X, zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.

Dodik, i cili më parë është përfshirë dy herë në listën e zezë të SHBA-ve për veprimet e tij kundër Marrëveshjes së Dejtonit, u dënua më 26 shkurt për shpërfilljen e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Megjithatë, i akuzuari tjetër në këtë çështje, Millosh Llukiq, u shpall i pafajshëm.

Dënimi ndaj Dodikut lidhet me nënshkrimin e dy ligjeve të Republikës Sërpska, të shpallura jokushtetuese dhe të shfuqizuara nga Përfaqësuesi i Lartë.

Ligjet në fjalë synonin të mos zbatonin vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të Përfaqësuesit të Lartë brenda territorit të Republikës Sërpska. Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një shkelje e tillë mund të ndëshkohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe mund të çojë në shkarkimin nga detyra të të dënuarit, si dhe ndalimin e aktiviteteve të tij politike.

Pas vendimit, Dodik u shfaq para mbështetësve të tij jashtë Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, duke u siguruar atyre se “nuk ka arsye për shqetësim”.

Ai gjithashtu paralajmëroi veprime nga Asambleja e entitetit serb, përfshirë refuzimin e procesit në Gjykatën e Bosnjës dhe ndalimin e punës së Prokurorisë në territorin e Republikës Sërpska. Po ashtu, ai tha se do të propozohej një ligj për të ndaluar zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Bosnjës dhe për të bllokuar funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës në këtë entitet.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e cilësoi atë si “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik”, duke akuzuar autoritetet boshnjake se synojnë “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe dobësimin e serbëve në rajon”.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, bëri të ditur se ky organ ka miratuar shtatë konkluzione, mes të cilave dënohet vendimi i gjykatës, bëhet thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kërkohet ndalimi i “shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit të krijuar nga ky dokument”.

Në të njëjtën linjë me Vuçiqin dhe Daçiqin, zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, e cilësoi vendimin si “një sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”

Etiketa: dash

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Trump anulon 90 për qind të kontratave të USAID-it 

Trump anulon 90 për qind të kontratave të USAID-it 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.