Skip to content
Të Gjitha

Dallgët arrijnë në 9 ballë/ Dy tragete nisen me 7 orë vonesë nga porti i Durrësit

· 1 min lexim

Moti i keq ka bërë që ditën e djeshme pothuajse të pezullohej lundrimi në dy portet kryesore të vendit atë të Vlorës dhe Durrësit.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme dy tragete që duhet të niseshin nga porti i Durrësit për në Bari, iu është dashur të qëndrojnë të ankoruar në port për 7 orë të tjera, kjo sepse ishte i pamundur udhëtimi në det për shkak të dallgëve të larta.

Nga Drejtoria e Përgjithshme Detare është lajmëruar se në det të hapur dallgët kanë arritur deri në 9 ballë dhe vetëm mëngjesin e sotëm moti është qetësuar dhe është bërë i mundur udhëtimi.

Megjithatë situata nuk ndryshon për anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat, pasi edhe ditën e sotme do të qëndrojnë të ankoruara.

Parashikohet që tragetet të mbërrijnë në Bari rreth orës 14:00, ndërkohë që ata të linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në orarin e saktë.