Skip to content
Të Gjitha

Dalin pamjet\Prej 24 orësh e humbur, droni lokalizon në mes të pyllit të moshuarën

· 2 min lexim

Gjirokastër- Mesditën e djeshme një 74 vjeçare me iniciale V.F, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj.

Kjo e fundit jetonte në fshatin Hundkuq, në Gjirokastër.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë pranë policisë, duke bërë me dije se e moshuara ka probleme të shëndetit mendor.

Sot, 24 orë pas ngjarjes, efektivët e Policisë kanë arritur ta gjejnë atë.

Nëpërmjet dronit ështe lokalizuar vendndodhja e të moshuarës, e cila ndodhej në pyllin e fshatit Hundkuq.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.
Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë. Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq. Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre. 

E moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore.