Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ç’PO HAMË?!”/ AKU i ‘dhuron’ fabrikave të sallamit mishin që duhej groposur

14:25 05/07/2024
Reading Time: 1 min lexim

Një skandal i madh është zbuluar pas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Qarkun e Tiranës. KLSH ka konstatuar shkelje të rënda nga inspektorët e AKU gjatë kontrolleve në dyqane mishi dhe tregje. Inspektorët kanë konfiskuar mish që tregtohej jashtë kushteve të higjienës, i pavulosur dhe i pacertifikuar, një veprim që konsiderohet i drejtë dhe i nevojshëm.

Megjithatë, skandali që pason është tronditës: inspektorët e AKU-së kanë dërguar mallin e sekuestruar në dy fabrika përpunimi mishi, konkretisht në fabrikën Kazazi dhe Balcon Zoo Farm. Sipas KLSH, ky mish duhej të ishte destinuar për groposje dhe në asnjë mënyrë nuk mund të dërgohej në kompani private, të cilat janë gjithashtu subjekt inspektimi nga AKU.

“Ç’PO HAMË!!!!”

Skandali thellohet edhe më tej pasi nuk është administruar asnjë fletë-hyrje në fabrikë për mishin e bllokuar dhe nuk ekziston asnjë dokument që të faktojë se është bërë asgjësimi i mishit të destinuar për groposje. KLSH ka ngritur alarmin, duke shprehur shqetësimin se pas dorëzimit të mishit te subjekti Kazazi, ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg.

“Pas dorëzimit të mishit te subjekti Kazazi, ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg,” thuhet në deklaratën e KLSH. Nuk dihet se ku ka përfunduar kjo sasi mishi e bllokuar, pasi nuk disponohet asnjë foto për asgjësimin e tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: akufabrika sallamiKazaziKLSHmish i kontaminuarskandal

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Flamur Noka: Basha dhe Alibeaj janë të përjashtuar nga bashkimi i opozitës

11 korriku, Noka: Do hapim siparin e reagimeve për të kërkuar qeveri teknike

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English