Skip to content
Kosovë

COVID-19/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 2.484 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me virus e rrezikshëm 10 qytetarë në Kosovë.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Po ashtu lajm i mirë është se sot e kanë fituar betejën me virusin 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është në të gjithë vendin është 156.894.

Gjithashtu bëhet me dije se numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 673. Këto të dhëna i ka bërë publike Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë.

Gjithashtu Ministria iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID. Gjithashtu të ruajnë higjienën, të respektojnë distancën dhe të mbajnë maskën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë

17 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.

Në total numri i rasteve aktive është 673.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!