Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë

13:01 09/08/2024
Reading Time: 2 min lexim
27527365 - boy and vaccine syringe

27527365 - boy and vaccine syringe

Covid-19 tashmë është shndërruar në virozën kryesore të verës, duke prekur të gjithë grupmoshat, por te fëmijët po shfaqet me simptoma më të rënda.

Burimet nga pavijoni i pediatrisë në QSUT pohojnë se këto ditë janë rritur urgjencat dhe shtrimet në spital. Nga tamponi rezulton se shumica e urgjencave në pediatri janë për komplikacionet që ka krijuar Covid-19.

Mjekët në Klinikën e Specializuar të Mushkërive në Tiranë thonë se tani viroza kryesore e stinës është Covid-19. Shenjat e përgjithshme shfaqen me dhimbje të muskujve, fytit, lodhje ose kollë, por zakonisht nuk ka prekje të mushkërive që të kenë nevojë për trajtim me antibiotik.

Të rriturit kanë fituar imunitet nga virusi, pasi shumica janë vaksinuar ose kanë fituar imunitet natyral,  por në moshat pediatrike simptomat janë më të rënda.

Foshnjat disamuajshe nuk kanë imunitet dhe duke u përballur për herë të parë me Covid-19, ato po përballen me pasoja pak më të rënda. Virusi ka përhapje të gjerë, por tamponimi është shumë i ulët për shkak të simptomave të lehta.

Pothuajse shumica e urgjencave në pediatri këto ditë të nxehta verë janë krijuar nga Covid-19. Pasi të jenë bërë ekzaminimet dhe tamponimi del se foshnjat ose janë me virus ose post-Covid, pohojnë burimet në QSUT.

Koronavirusi ka krijuar komplikacione te foshnjat, ku disa prej janë shtruar në repartet e reanimacionit. Por për mjekët kjo situatë nuk është shqetësuese, pasi edhe Covid-19 tashmë është shndërruar në një virozë të thjeshtë dhe kështu do të trajtohet në protokollet mjekësore.

Të gjitha virozat në përgjithësi krijojnë simptoma deri në humbje të jetës në grupet vulnerabël të popullsisë. Sidomos gjatë dimrit, të gjitha virozat janë shkaktari kryesor i humbjes së jetës në personat që kanë sëmundje kronike.

Katër vite pasi u shfaq Covid-19, bota po përballet me një barrë më të lartë të sëmundjeve për shkak të dëmeve që krijoi pandemia. Numri i të sëmurëve kronikë shënuan rritje për shkak të Covid-19.

Një pjesë e madhe e personave të prekur nga Covid-19 mbeten të sëmurë kronikë. Pacientët që kanë kaluar rëndë Covid-19 nuk ndihen si më parë, gati edhe një vit pasi kanë kaluar infeksionin.

Tek shumë persona, organet jetësore janë dëmtuar rëndë duke shtruar nevojën për trajtim gjithë jetën. Te një pjesë mushkëria ka pësuar dëmtim të përhershëm, ndërsa tek disa të tjerë është dëmtuar sistemi kardiovaskular, veshkat, kockat dhe sistemi nervor.

Fibrozat në mushkëri Post-Covid, përveçse janë një ngarkesë e re për sistemin, ulin në mënyrë të ndjeshme produktivitetin e jetës te personat e prekur.

Përgjithësisht këta persona nuk përballojnë punë të rënda fizike dhe kanë nevojë për mjekime që zgjasin gjithë jetën, duke u shndërruar në barrë për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor në afat të gjatë./ Monitor

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: viroza

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
I përfshirë në një vrasje në vitin 2010 në Gjermani, shqiptari kapet pas 14 vitesh

I përfshirë në një vrasje në vitin 2010 në Gjermani, shqiptari kapet pas 14 vitesh

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English