COVID-19, Rama: “Po detajojmë një plan për lehtësimin e masave, ja kushti”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook” është shprehur se masat shtrënguese kanë ndihmuar në uljen e agresivitetit të armikut të padukshëm që na ka dëmtuar më pak se sa parashikimet.

Kështu, nëse në fund të javës situata do përmirësohet, masat do zbuten, teksa tha se po punohet për një plan për lehtësimin e tyre, por nuk dihet kur do prezantohet.

“S’dua të entuziazmoj askënd para kohe, por dua t’ju informoj se po detajojmë për lehtësim gradual të masave që do hyjnë në zbatim menjëherë sapo të shohim fillimin e rënies së kurbës. Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi : sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh. Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren. Unë do të bëj gjithçka për të mos lënë askënd vetëm në përballjen me rëndesën ekonomike. Por, receta magjike nuk ka. Kushdo që propozon receta me lekë në dorë, ose vjen nga rruga e piramidave, ose nuk di se çfarë flet.”

Rama u ndal gjithashtu edhe te punëtorët që kanë punuar në të zezë, duke i bërë thirrje të gjithëve të tregojnë ku dhe kush i ka paguar në këtë mënyrë, që më pas të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike.

Kemi marrë garancinë se intrumenti financiar i garancisë sovrane 100 milionë dollarë do të funksionojë menjëherë. Edhe shtyrja e kësteve të kredive do të bëhet siç e kemi diskutuar me Guvernatorin.Ka hasur plot probleme tek bankat por po e theksoj që po lutem për durim. Por ne jemi zgjuar edhe pas ditës suaj të gjatë të rezistencës. Ka problem edhe me ata që kanë punuar në të zezë. Nuk bëjmë diçka symbyllur. Sepse nuk mund të ndajmë kush ka punuar për kë se ashtu vijnë të gjithë dhe na thonë. Por nëse ju na hapni sytë se ku keni punuar në të zezë dhe kush ju ka paguar në të zezë . Dhe jo për të penalizuar ata që ju kanë paguar në të zezë por për të verifikuar rastin.”

Më pas kreu i qeverisë ka komentuar deklaratat e disa ekonomistëve të cilët kanë thënë se qytetarëve u duhet dhënë para në dorë, për t’i ndihmuar për përballimin e krizës.

Rama tha se ata që thonë këto receta, ose kanë ardhur nga piramidat ose kanë harruar të ndërrojnë pllakën e gramafonit.

“E di mirë, vuajtjen e shumëkujt që po përjeton shtrengimin e rripit ekonomikisht, po dijeni mirë se unë do bëj çdo gjë që t’ju ndihmojë. Kur shikoj disa që tregojnë disa receta për dhënie me lekë në dorë dhe kuptoj ose që vijnë nga rruga e piramidave, që e dini se çfarë ka ndodhur ose ka ndërruar të kthejë pllakën e gramafonit që para luftës”, u shpreh Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento