Covid-19/ Nga e shtuna këto shtete në Europë hapin kufijtë mes tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 17 mars Bashkimi Europian vendosi të mbyllë kufijtë për të gjitha shtetet joanëtare, me qëlllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mirëpo, tashmë kanë kaluar rreth 2 muaj nga ky vendim dhe sezoni turisik është afër, çka do të thotë se mbajtja mbyllur e kufijve do ndikojë negativisht në ekonominë e shumë vendeve, pasi turizmi është një nga shtyllat kryesore ekonomike në shumë prej tyre.

Në këtë mënyrë, duket se BE po planifikon një hapje graduale të kufijve, si një përpjekje për të rifilluar aktivitetin e industries së turizmit, si një prej industrive të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Duke nisur nga mesnata e së shtunës udhëtarët do lejohen për arsye pune dhe vizita familjare të shkojnë në vendet fqinje.

Këto lehtësime përfshijnë Gjermaninë, Francën, Zvicrën dhe Austrinë dhe vlen për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore.

Po ashtuk lejohet edhe lëvizja e studentëve të universiteteve apo shkollave profesionale.

Ata që duan të bënjë udhëtime duhet të shkruajë një vetëdeklaratë e ta tregojnë atë në pikën kufitare, teksa kontrollet kufitare do të jenë sporadike.

Nga ana tjetër, turistët ende nuk lejohet të udhëtojnë.

Edhe Italia kërkon që më 3 qershor të lejojë udhëtimet jashtë edhe Brenda vendit.

Greqia fqinje do të hapë kufinjtë e saj për turizmin në 15 qershor.

Lajmin e ka bërë kryemiistri grek Kiryakos Mitsotakis teksa fliste në një samit të përbashkët me të tjera vende të ballkanit, për të shfrytëzuar perspektivat e këtyre vendeve pas pandemisë së këtyre vendeve.

Shpërndaje
Share.

Komento