Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar qytetarët me të dhënat e Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet e ditur se janë shënuar 12 infektime të reja nga 351 testime të kryera në shkallë vendi. Ndërkohë që bilanci I personave të vdekur si pasojë e Covid-19 është 0.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 351

Testime totale 2,012,988
Raste pozitive 332,419
Raste të shëruara 328,645
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594