Skip to content
Kosovë

COVID-19 në Kosovë/ Rritet sërish numri i të infektuarve, ja sa raste të reja janë regjistruar

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 4.904 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me virusin 160 qytetar. Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 5 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 6.751. Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura anti-COVID. Gjithashtu iu bën thirrje që të mbajnë maskën, respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

22 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820

Në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!