Skip to content
Kosovë

COVID-19 në Kosovë/ Rritet sërish numri i të infektuarve, ja sa persona kanë humbur jetën

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike shifrat e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Nga 5.095 testime të bëra në të gjithë territorin e Kosovës, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 173 qytetarë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e 7 qytetarë. Numri total i rasteve aktive në të gjithë territorin e Kosovës është 7.635. Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 1.434 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të mbajnë maskë, respektojnë distancën dhe të ruajnë higjienën personale.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781

Në total numri i rasteve aktive është 7.635.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!