Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, përkeqësohet bilanci i viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur gjendjen e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Raportohet për 8 humbje jete në përballje me Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Theksojmë se në total numri i rasteve aktive  me Covid-19 është 5.073.

Ndërkohë sot janë shëruar 1.129 persona duke e çuar numrin e përgjithsëhm të të shëruarve në 216.794. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

Në total numri i rasteve aktive është 5.073

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!