Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet situata e rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me virusin 1 qytetar.

Sa i përket të shëruarave ato janë 16, ndërsa numri i rasteve aktive është 445. Kujtojmë që ditën e djeshme nuk pati asnjë rast viktime nga Covid-19, ndërkohë sot kemi 1 viktimë.

Duhet theksuar fakti se bilanci i viktimave nga Covid-19 në Kosovë ka qenë midis shifrave 0-1 javët e fundit.

Njoftimi i plotë i Ministisë së Shëndetësisë:

03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!