Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Koosvë ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një rast vdekje si pasoje e Covid-19.

Ndërsa për sa i përket infektimeve të reja, nga 1.748 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.  Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828.

Kujtojmë që ditën e djeshme në bilancin e 24 orëve në Koosvë nuk u raportua asnjë viktimë e shkaktuar si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë që në një vështrim të përgjithshëm një mesatare e viktimave në Kosovë sipas raportimeve ditore ka qenë në intervalin 0-1.

Ndërkohë në total numri i rasteve aktive është 322.  Si gjithnjë ministria e shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid, të mbajnë maskat dhe higjienën si dhe të respektojnë distancën.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.748 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!