Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke evidentuar viktimat, infektimet e reja si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.  Njoftohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.  Sot nuk është shëruar asnjë qytetar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.  Vlen të përmendim se në total numri i rasteve aktive është 67.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

15 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.  Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Deri më sot janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.

Në total numri i rasteve aktive është 67.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Vaksinohu!