Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit.  Njoftohet se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.  Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080.  Vlen të përmendim se në total numri i rasteve aktive është 123.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

27 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080.

Në total numri i rasteve aktive është 123.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!