Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të fitur situatën e Covid-19 në vend. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fudnit janë shënuar 5 humbje jete nga Covid-19.

Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu sot janë shëruar 2.582 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të  shëruarëve në 14.885 persona.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.  Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

17 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.

Në total numri i rasteve aktive është 6.509

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!