Covid-19 në Itali: Lombardia ka gjysmën e numrit të përgjithshëm të viktimave, ja bilanci i ditës së sotme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata në Itali vijon të paraqitet e qëndrueshme, ndonëse numri i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 195 viktima nga 172 që u regjistruan dje, teksa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 31,106.

Sakaq, autoritetet njoftojnë se janë shënuar 888 raste të reja, nga 1402 që u raportuan dje, dhe në total numri i tyre ka shkuar në 222,104.

Aktualisht, përtej Adriatikut janë 78,457 raste aktive, dhe prej disa ditësh numri i tyre është i ulët se numri i të shëruarve.

Ditën e sotme janë shëruar 3,502 pacientë dhe tashmë numërohem 112,541 persona që kanë mposhtur virusin.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia, numri i viktimave është gati sa gjysma e numrit të përgjithshëm të viktimave të shënuar në nivel kombëtar.

Në këtë rajon numri i viktimave ka arritur sot më 15,185.

Në 24 orët e fundit në këtë rajon janë regjistruar 69 viktima më shumë e 394 raste pozitive.

Në Itali deri më sot janë kryer 2 735 628 tampone.

Javën që lamë pas, pas dy muajve izolim Italia  është  futur në fazën e dytë të pandemisë, pasi ka nisur lehtësimi i masave që ka rikthyer rreth 4 milionë njerëz  në punë.

Të gjithë ata që do të rikthehen në punë, janë mes moshës 40 dhe 49 vjeç, por e përkthyer në përqindje,  70% e atyre që kthehen në punë i përkasin grupmoshës 50 dhe 59 vjeç dhe për 60% ndaj atyre mbi 60 vjeç.

Po ashtu, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit e tyre, ndërsa miqtë janë të përjashtuar, teksa

Sakaq, tani e tutje, seancat e provimeve dhe seancat e diplomimit mund të zhvillohen me pjesëmarrjen fizike “me kusht që të ketë një organizim hapësirash dhe praktikë të tillë që të minimizojnë rrezikun e afërsisë që janë miratuar në kuadër të masave të organizative të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Sa i përket transportit publik distanca është e detyrueshme dhe duhet që gjithmonë të mbahet maska mbrojtëse.

Shpërndaje
Share.

Komento