COVID-19/ Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ashtu si të gjithë vendet e pekura nga koronavirusi, edhe Shqipëria ka mungesë mjetesh mjekësore, duke qenë se numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë, ndërsa pritet që situata të përkeqësohet.

Në video-konferencën e mbajtur ditën e djeshme, Manastirliu bëri me dije se kanë ardhur materialet mjekësore nga Turqia, të cilët janë shpërndarë tashmë.

Ndërsa 3 ditë më parë, ministrja njoftoi se ka bërë gati kontratën për blerjen e 54 respiratorëve, ndërsa pritet të blihen edhe 100 të tjerë.

Në ndihmë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19, kanë ardhur edhe laborantët Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, të cilët kanë nisur punën për krijimin e pjesëve që lejojnë modifkimin e ventilatorëve, në mënyrë që të furnizohen me oksigjen dy pacientë të prekur nga COVID-19 njëkohësisht.

Me përditësimin e të dhënave rreth COVID-19, numri i të prekurve ka shkuar në 174, mes të cilëve 6 viktima dhe 17 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 103 testime, janë identifikuar 28 raste pozitiv.

Në mesin e të prekurve janë edhe 4 fëmijë, të cilët ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ne repartin e Infektivit ndodhen 73 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy prej tyre janë intubuar.

Autoritetet kanë përsëritur apelin për qytetarët, që të mos drejtohen menjëherë në spital nëse kanë dyshime, por të telefonojnë në numrin 127.

Shpërndaje
Share.

Komento