Skip to content
Aktualitet

Covid-19 i merr jetën drejtorit të shkollës, pezullohet mësimi

· 1 min lexim

Një tjetër arsimtar ka ndërruar jetë nga Covid-19. Drejtori i Shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’, Dedë Malaj, ishte infektuar, dhe virusi i ka sjellë edhe fatalitetin për jetë.

Nuk dihet për sa kohë ishte infektuar, apo nëse kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të shkollës, e ka bërë me dije vetë shkolla përmes rrjeteve sociale.

Të infektuara janë dhe një mësuese dhe nëndrejtoresha e shkollës. Është bërë dhe mbyllja e drejtorisë arsimore në Kamëz.

Mësimi në shkollë është pezulluar deri ditën e enjte ndërkohë që testimi për të zbuluar se mos ka të tjerë të prekur nga COVID-19 ka nisur sot. Rasti i drejtorit të shkollës pritet të konfirmohet nga Ministria e Arsimit.

/GazetaReforma.com/