Skip to content
Të Gjitha

COVID-19 futet në qeveri, ministri Klosi del pozitiv, futet në karantinë

· 1 min lexim

Virusi Covid-19 prek njërin nga anëtarët e kabinetit Rama, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosin, Ai e njoftoi sëmundjen përmes një postimi në Facebook.

Ministri ka paralajmëruar qytetarët të respektojnë masat.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.

/GazetaReforma.com/