Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Coronavirusi: Shqipëria, afër apo larg skenarit italian?

23:11 19/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

427 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total në 3,405 të vdekur, duke bërë që Italia të renditet e para në rang botëror për numrin e të vdekurve, pasi në Kinë për 3 muaj u shënuan 3,245 viktima.

Ndërkohë deri tani, janë mbi 41,035 persona të infektuar dhe në këto kushte, frika në vendin tonë është e madhe se mund të kemi të njëjtin fat si vendi fqinj.

Mirëpo, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaron se Shqipëria nuk ka qasje me skenarin Italian.

E ftuar në “Real Story”, Fico tha se masat janë marrë shumë shpejt, ndërkohë që nuk ka ndryshuar standardi i punës me shpërndarjen e rasteve në Kavajë apo në Fier.

“E kam vështirë t’i shoh gjëra bardhë e zi, profesioni im ka të gjitha ngjyrat e spektrit. Në këtë ditët e fundit ne shikojmë që jemi në një situatë tjetër për sa i përket gjendjes së Coronavirusit. Ne kaluam nga gjendja e epidemisë në gjendjen e pandemisë. Ka një mesatare 4-5 rastesh në ditë. Nuk është lajm i keq në sensin e asaj të përhapjes në një qytet tjetër sepse ne e dimë që nuk mund të rrijë në kufijtë e një qyteti. Problemi është në të vërtetë në Tiranë kemi raste të lidhura me rastin e parë apo në Fier, por kjo është shumë larg asaj që ne duam dhe gjykojmë. Është një realitet. Ne nuk ndryshojmë standardin e punës në raport me rastin në Kavajë, Durrës apo Fier.Ne nuk kemi qasjen me skenarin italian për 2 arsye. Së pari në kushtet ku ndodhemi kemi marrë një seri masash shumë shpejt për të lokalizuar infeksionin dhe për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij. Është një gjë që është në dinamikë. Kjo linjë që është vendosur për publikun është shumë e rëndësishme”.

Virusi që lindi në Kinë në fund të 2019, ka shkaktuar deri tani rreth 10, 000 viktima dhe ka infektuar mbi 241,000 persona në 177 shtete.

OBSH ka shpallur pandeminë, teksa epiqendra e virusit tashmë është zhvendosur në Europë, në një kohë kur Kina po rimerr veten dita-ditës dhe madje po ndihmon shtetet e tjera të prekura.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, teksa është kufizuar qarkullimi i makinave dhe i këmbësorëve.

Gjithashtu ka nisur aplikimi i gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat e vetëkarantinimit, kompanitë që nuk marrin masat ndaj Coronavirusit dhe tregtarët që rrisin çmimet në mënyrë abuzive.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Pipero ndan me shqiptarët sekretin mjekësor dhe tregon bisedat me kolegët kinezë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English