Skip to content
Të Gjitha

Coronavirusi, rritet numri i të infektuarve në Kosovë

· 2 min lexim

Numri i të infektuarve nga COVID-19 është rritur sërish në Kosovë, pasi këtë të martë janë konfirmuar dy raste të reja, duke e çuar në 63 numrin e personave të prekur gjithsej.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), i cili ka bërë me dije se sot u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me Coroanvirus.

Mbrëmjen e djeshme u konfirmua numri më i lartë i të infektuarve në 24 orë si në Kosovë, edhe në Shqipëri, pasi brenda pak orësh u konfirmuan 26 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë, deri tani është regjistruar vetëm 1 viktimë, një 81-vjeçar që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Më 13 mars Kosova u prek nga COVID-19, pasi u konfirmuan zyrtarisht dy të infektuar me Coronavirus dhe tashmë janë 31 të infektuar të cilët ndodhen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Në këto kushte Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, teksa janë ndaluar hyrje-daljet për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë, ku u shënuan dy rastet e para.

Ndërkohë, është vendosur mbyllja e institucioneve arsimore deri më 27 mars, pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore dhe pezullimi i të gjitha aktivitetet publike.

Po ashtu është ndërprerë edhe transportit ndërurban dhe janë mbyllur kufijtë tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë, ndërsa janë mbyllur të gjitha lokalet, baret e qendrat tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Kurti ka pezulluar përkohësisht të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin “Adem Jashari”, ku përjashtim bëjnë vetëm fluturimet ushtarake apo medicinale.