Skip to content
Politikë

Çmimi i naftës në ‘stratosferë’! Ministrja e Financave: Po mos të kishim bordet…

· 2 min lexim

Çmimi i naftës në Shqipëri ëshnë “stratosferë”, teksa Bordi i Transparencës nuk ka reflektuar njëherë të vetme bursën.  Ndërkohë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka mbrojtur me fanatizëm Bordin e Transparencës, vendimet e të cilit kanë ngjallur shumë polemika dhe dyshime për funksionalitetin e tij.

Ibrahimaj është shprehur se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, shqiptarët do të kishin çmime më të larta për karburantet nga sa kanë sot.   Kjo deklaratë e ministers u bë nga foltorja e Kuvendit, ku ajo po iu përgjigj pyetjeve për aktin normative për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit.

“Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj.

Kujtojmë që Bordi i Transparencës vendosi dje çmimin e ri me të cilin do të shiten karburantet në vend deri në mbkedhjen e ardhshme.

Çmimi i naftës ka pësuar një ulje prej 6 lekësh, ndërkohë benzina vijon të ngelet 242 lekë/litri.  Mesa duket Bordi ka ndryshuar ‘strategji’ duke tentuar të zhvendosë vëmendjen nga nafta dhe ndërkohë duke ua ‘kompensuar’ shqiptarëve tek çmimi i benzinës.