Ditën e djeshme Bordi ka vendosur një çmim “stratosferik” të naftës, ndërkohë që Petrit Vasili ka reaguar ashpër në një pononcim për “Fax Web”.
Ai tha se opozita ka kërkuar para 7 muajve zgjidhjen e kësaj krize ndërsa shtoi se Bordi i Transparencës duhet të shkrihet pasi është një pazar mes qeverisë dhe oligarkëve.
Ai tha se me rritjen e çmimeve, do bie konsumi dhe pritet që të mbyllen biznese dhe shumë qytetarë të mbeten pa punë.
“Opozita ka kërkuar që në krye të heres, që 7 muaj më parë zgjidhjen përkatëse të kësaj krize, heqjen e taksës, shkrirjen e Bordit të Transparencës se është një pazar mes qeverisë dhe oligarkëvë, ata kontrollojnë depozitat dhe gjithcka, se palët që fitojnë janë qeveria dhe oligarkët.
Kush paguan faturën? Qytetari i thjeshte, ne kemi qenë të qartë, qëndrimi ka qënë pa asnjë ekuivok. Kanë që në 9 mars që kam depozituar inisiativën time, 7 muaj as nuk merret në shqyrtim, ndërkohë ka dhjetëra ligje që s’kanë lidhje me realitetin.
Për ceshjten e naftes kemi qënë aq këmbëngulës, sot situata është kritike. Vjedhja është e jashtëzakonshme dhe cdo qytetar duhet të hap sytë, ta dijë se është i vjedhur. Janë rritur çmimet e shportës, do bie konsumi, do falimentojnë biznese të vogla e të mesme, shumë njerëz pa punë. Të fituar janë qeveria dhe oligarkët”, shprehet Vasili.