Këtë të enjte gjatë senacës parlamentare tema për energjinë ka shkaktuar debate të shumta. Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se energjia elektrike po kthehet në mallkim kombëtar për shqiptarët dhe kjo solli reagime tek socilaistët. Këta të fundit i kërkuan kryeparlamentares Nikolla t’i ndërpriste fjalën, gjë që solli edhe përgjigjen e ashpër të Berishës nga foltorja e kuvendit.
“Si mund të kthehet ndryshe një pasuri e çmuar kombëtare në një mallkim kombëtar siç është shndërruar energjia për shqiptarët? Në qoftë se ti i pafytyrë që je (i drejtohet Ballës) aty të ndërhysh në fjalën time…zonjë (i drejtohet Nikollës) të kanë zgjedhur kryetare e Parlamentit, të të respektojnë ty. Ai bëhet kryetar Parlamenti aty. Në qoftë se nuk e bën dot ti detyrën le të të shkarkojnë, por sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.
Ai iu përgjigj edhe zv.kryeministres Balluku e cila foli për ndërtimin e Skavicës. “Dy fjalë që tha zonja që nuk ka sy të shikojë dhe s’ka as veshë të dëgjojë, i them kaq: ajo që ka bërë qeveria para jush janë epokale. Harorje Skavicën, kur të mbysësh ti Dibrën, do zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kur nuk ke për ta mbytur Dibrën ti.