Çmimet në “stratosferë”! Rriten pagat për policët, gardistët dhe zjarrfikësit, ja sa përfitojnë

Teksa vendi ynë po përballet me një rritje stratosferike të çmimeve, një grup profesionesh do të kenë rritje page.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi rama i cili deklaroi se zjarrëfikësit, punonjuësit e policisë dhe një grup nga administrata publike do të përfitojnë nga ky vendim. Rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind, në bazë të asaj që thotë kryeministri. Gjithashtu njoftohet se rritje të pagës do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe administratën publike.
“Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës. E njëjta gjë vlen për policinë e burgjeve, për zjarrfikësat, për adimistratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por gjithë punonjësit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do marrin këto kategori do jetë paga e rritur. Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë.
Nga ana tjetër e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riindeksuar dhe kemi rritje 9.5 % në raport me pensionin e një vit më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që kanë rritje 10%, por ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike”, deklaroi Rama.